Libani mohon pretendimet për marrëveshje të mundshme të demarkacionit detar me Izraelin

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se Izraeli dhe Libani janë afër arritjes së marrëveshjes të demarkacionit detar

Një burim politik të hënë mohoi raportet se Bejruti është afër arritjes së marrëveshjes për demarkacionin e kufirit detar me Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Libani deri më tani nuk është informuar për ndonjë qëndrim në lidhje me këtë çështje”, tha një burim i paidentifikuar për AA.

Televizioni izraelit Channel 12 raportoi të dielën se Izraeli dhe Libani janë afër arritjes së marrëveshjes të demarkacionit detar.

Libani është në mosmarrëveshje me Izraelin për një zonë në Detin Mesdhe e cila shtrihet në rreth 860 kilometra katrorë dhe është e pasur me naftë dhe gaz. Në vitin 2016, Bejruti njoftoi nisjen e raundit të parë të licencave të eksplorimit në këtë zonë.

Që nga tetori 2020, Libani dhe Izraeli kanë zhvilluar pesë raunde negociatash nën kujdesin e OKB-së dhe ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raundi i fundit i negociatave u mbajt në maj 2021, por u ndërpre për shkak të dallimeve të mëdha.

Kategoritë
BotaLajme