Liburn Aliu: Isha në Hagë, e kam takuar edhe Hashim Thaçin, Kadriun e pashë nga larg

Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu tha se VV dhe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është kundër lufës së UÇK’së.

“Qeveria nuk është anti-UÇK është pro UÇK dhe pro luftës”, tha Aliu.

“Gjykatën e Hagës e konsiderojmë si të padrejtë dhe fatkeqësisht është votuar në parlament”, tha ai.

“Unë kam qenë dhe e kam takuar edhe zotin Ngucati, edhe Haradinaj. Kam pas rastin edhe z.Jakup Krasniqin”, tha Aliu.

“Kam takuar edhe Hashim Thaçin”, shtoi ai.

“Kadriun e kam parë vetëm nga larg”, tha Aliu.

Kategoritë
LajmeVendi