Liderët arabë miratuan planin egjiptian për rindërtimin e Gazës: Një nga çështjet kritike është fati i Hamasit

Liderët arabë miratuan planin egjiptian për rindërtimin e Gazës, i cili do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve, ndryshe nga vizioni i “Rivierës së Lindjes së Mesme” i presidentit amerikan Donald Trump.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi deklaroi se propozimi u pranua në mbylljen e samitit në Kajro dhe tha se është i bindur që Trump do të arrijë të sjellë paqen në konfliktin që ka shkatërruar Rripin e Gazës.

Qeveria e përbashkët

Egjipti prezantoi planin për Gazën pas luftës: Hamasi do të humbiste pushtetin, asgjë nga “Riviera e Trump-it”

Çështjet kryesore që duhen zgjidhur për të ardhmen e Gazës janë kush do ta qeverisë enklavën dhe cilat vende do të sigurojnë miliarda dollarë të nevojshëm për rindërtim.

Sisi tha se Egjipti ka punuar në bashkëpunim me palestinezët për të krijuar një komitet administrativ të teknokratëve palestinezë të pavarur dhe profesionistë, të cilëve do t’u besohet menaxhimi i Gazës.

Ky komitet do të ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e ndihmës humanitare dhe administrimin e çështjeve në Rripin e Gazës për një periudhë të përkohshme, si pjesë e përgatitjeve për rikthimin e Autoritetit Palestinez (PA).

Një tjetër çështje kritike është fati i Hamasit.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se e mirëpret idenë egjiptiane dhe u bëri thirrje Trump-it dhe administratës amerikane të mbështesin një plan të tillë që nuk përfshin zhvendosjen e popullsisë palestineze./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme