Liderët e BE-së përcjellin ngushëllime për tragjedinë në Koçani

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për tragjedinë nga zjarri në Koçani të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për tragjedinë nga zjarri në Koçani të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u shpreh “zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm” në Koçani.

“BE-ja solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, tha ai.

Po ashtu edhe shefja e politikës së jashtme e BE-së, Kaja Kallas, në mesazhin e saj tha se ndihet e pikëlluar për zjarrin tragjik që mori jetën e shumë të rinjve në Koçani.

“Ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve. BE-ja ndan pikëllimin dhe dhimbjen e popullit të Maqedonisë së Veriut”, shkroi ajo.

Ndërkaq, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se mendimet e saj janë me popullin e Maqedonisë së Veriut dhe familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që humbën jetën, si dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Evropa mban zi me ju në këtë ditë tragjike”, theksoi Metsola.

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, nga ana e saj u shpreh e pikëlluar nga zjarri tragjik në Koçan.

“Mendimet e mia janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe gjithë Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj tragjedie të tmerrshme”, tha ajo.

Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani në një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor, sipas autoriteteve kanë humbur jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Kategoritë
LajmeRajoni