Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë takohen para samitit të Pragës

Recep Tayyip Erdoğan, Ilham Aliyev, Nikol Pashinyan kishin një takim të shkurtër përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, homologu i tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan zhvilluan një bisedë të shkurtër përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian (ECP) në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, Aliyev dhe Pashinyan u mblodhën në hollin e Kalasë së Pragës.

Takimit iu bashkëngjiten edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

EPC mbledh liderët e 27 shteteve të BE-së dhe 17 vendeve të tjera evropiane: Türkiye, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Më vonë gjatë ditës, Erdoğan do të zhvillojë takime të ndara me liderë të tjerë të pranishëm, përfshirë Pashinyanin.

Kategoritë
BotaLajme