Lideri i ri i Sirisë për herë të parë në publik me bashkëshorten: Përgënjeshtruar thashethemet se mban nikab

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, dhe bashkëshortja e tij, Latifa al-Sharaa, u shfaqën për herë të parë së bashku në publik gjatë një vizite në Mekë.

Ky ngjarje tërhoqi vëmendjen e publikut, veçanërisht për shkak se të dy familjet, al-Sharaa dhe al-Daroubi, kanë anëtarë që kanë shërbyer si ministra në qeveritë e mëparshme siriane.

Latifa al-Sharaa, e lindur al-Daroubi, vjen nga qyteti Al-Qaryatayn në provincën Homs. Ajo është e njohur për mbajtjen e një jete private, larg syve të publikut, pavarësisht pozicionit politik të bashkëshortit të saj. Sipas informacioneve të disponueshme, ajo është nënë e tre djemve.

Së fundmi, gjatë një vizite në Arabinë Saudite, ajo është parë e veshur me veshje tradicionale siriane për gra që mbajnë hixhab, duke përgënjeshtruar kështu spekulimet e mëparshme se ajo mbante nikab.

Ahmed al-Sharaa mori detyrën e presidentit të Sirisë më 29 janar 2025, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit. Para kësaj, ai ishte udhëheqës i grupit Hay’at Tahrir al-Sham (HTS) dhe luajti një rol kyç në ofensivat e opozitës që çuan në ndryshimin e pushtetit në vend.

Kategoritë
BotaLajme