Lideri i ri sirian kreu umren në Mekë, sauditët i dhanë një nder që u jepet vetëm të rrallëve

Lideri i ri i Sirisë, Ahmed Al-Sharaa, vazhdoi vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe, pas takimeve zyrtare, kreu umren.

Sharaa, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, u nis nga Xheda drejt Mekës për të kryer këtë akt të shenjtë. Përveç bashkëpunëtorëve, i pranishëm ishte edhe kreu i diplomacisë siriane, Assad Al-Shaybani.

Princi Saud bin Mishaal, zëvendës-guvernatori i rajonit të Mekës, e priti liderin e ri të Sirisë në këtë qytet të shenjtë.

Gjatë kësaj vizite, Al-Sharaa-s iu dha gjithashtu privilegji për të hyrë në brendësi të Kabës, një nder që u rezervohet vetëm zyrtarëve më të lartë.

Marrëdhëniet midis Sirisë dhe Arabisë Saudite janë përmirësuar pas rrëzimit të Bashar Al-Assad-it nga pushteti, ndërsa lideri i ri ka cilësuar Arabinë Saudite si një nga partnerët më të rëndësishëm të qeverisjes së ardhshme siriane.

Në një deklaratë për Al Arabiya-n në dhjetor, Al-Sharaa tha se Mbretëria “me siguri do të ketë një rol të madh në të ardhmen e Sirisë”, duke theksuar “mundësinë e madhe për investime për të gjitha vendet fqinje”.

Kategoritë
BotaLajme