“Lidhjet e Suedisë dhe Finlandës me elementë terroristë përbëjnë problemin kryesor për anëtarësim në NATO”

Presidenti turk Erdoğan dhe kryeministri britanik Johnson në një bisedë telefonike të zhvilluar sonte diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale, duke përfshirë synimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i tha kryeministrit britanik Boris Johnson se lidhjet e Suedisë dhe Finlandës me individë dhe të ashtuquajtura organizata që veprojnë nën kontrollin e grupit terrorist YPG/PKK përbëjnë “problemin kryesor” në synimin e tyre për anëtarësim në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, presidenti turk Erdoğan dhe kryeministri britanik Johnson në një bisedë telefonike të zhvilluar sonte diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale, duke përfshirë synimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe luftën në vazhdim e sipër Ukrainë-Rusi.

Erdoğan theksoi se qeveria turke dëshiron të sigurohet që Finlanda dhe Suedia do të mbështesin vlerat e NATO-s dhe të marrin parasysh shqetësimet legjitime të Turqisë.

Ai tha se nuk duhet të anashkalohet reagimi i justifikuar i opinionit turk ndaj kërkesës për anëtarësim në NATO të vendeve që mbështesin terrorizmin.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO-n të mërkurën, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt. Por Turqia, një anëtare e vjetër e aleancës, ka shprehur kundërshtime ndaj synimeve për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve. YPG është dega siriane e PKK.

Kategoritë
BotaLajme