Liga e Kombeve, ndeshja Shqipëri-Islandë përfundon me barazim

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, e vlefshme për Ligën e Kombeve përfundoi me rezultatin 1-1.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës ka përfunduar me barazim, ndeshje e cila ishte e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve për ekipin kuqezi.

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, e vlefshme për Ligën e Kombeve UEFA përfundoi me rezultatin 1-1.

Goli për kombëtaren e Shqipërisë u shënua nga Lenjani në minutën e 35-të, duke e kaluar Shqipërinë në avantazh që në pjesën e parë.

Goli për ekipin e Islandës u shënua nga Anderson në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Në eliminatorët e Ligës së Kombeve, Shqipëria ishte caktuar në grupin B2 në Ligën B, së bashku me Izraelin, Islandën dhe Rusinë.

Kjo ishte ndeshja e fundit zyrtare e Shqipërisë për këtë vit, teksa në muajt tetor dhe nëntor do të ketë disa ndeshje miqësore. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), deri tani janë konfirmuar miqësoret me Arabinë Saudite më 26 tetor dhe me Italinë më 16 nëntor.

Kategoritë
Sport