Liga e Kombeve, Thierry Henry do të drejtojë kombëtaren e Belgjikës kundër Holandës

Kombëtarja e Belgjikës të dielën do të luaj kundër Holandës në Amsterdam ku do të ketë shansin të kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve

Legjenda e futbollit francez Thierry Henry do të ulet në stolin e kombëtares së Belgjikës në ndeshjen e së dielës në Ligën e Kombeve kundër Holandës si zëvendësim i trajnerit të suspenduar Roberto Martinez, njoftoi sot Federata e Futbollit të Belgjikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-sulmuesi i Francës u rikthye në kombëtaren belge vitin e kaluar pasi shërbeu si ndihmës trajner nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ai është zotuar të jetë asistent i përhershëm në stafin teknik deri në fund të Botërorit të këtij viti në Katar.

Kombëtarja belge do të luajë kundër Holandës të dielën në Amsterdam, ku do të ketë shansin të kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve.

Fituesi i Kupës së Botës 1998 me Francën, Henry, i dha fund karrierës së tij si lojtar në vitin 2014. Si trajner futbolli, ai drejtoi Monacon dhe ekipin MLS-së Montreal.

Kategoritë
BotaLajmeSport