Ligji i ri pagave, MPB del me njoftimin e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër do të ketë një konferecë për shtyp lidhur me ligjin e ri të pagave.

Sipas një njoftimi nga kjo ministri, detaje për ligjin e pagave do të jep zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Ligji i pagave ishte një premtim i Qeverisë se do të sillej në fund të marsit të këtij viti në Kuvend, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.Aktualisht ligji ka kaluar dëgjimin publik dhe ndodhet në Qeveria, ku pritet procedimi dhe miratimi në një nga mbledhjet e ezkekutivit për t`u nisur për diskutim në Kuvendin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:

Ftesë për media
Prishtinë, 26 tetor
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra do të mbajë konferencë për
media.
Në këtë konferencë zëvendësministri Dobra do të diskutojë për Projektligjin për Paga
dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik.
Konferenca do të mbahet nesër më 27.10.2022 në orën 12:00, në objektin qendrorë të
MPB-së në sallën P-02.
Ftohen mediat të marrin pjesë!

Kategoritë
LajmeVendi