Ligji për Fondin Sovran mund të shkojë në Kushtetuese, Bajrami e LDK-së: Shihni çka thonë këto nene

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran.

Bajrami ka thënë se ky ligj është antikushtetues, derisa ka listuar edhe dy pika të nenit 65 të këtij ligji, si argumente për këtë konstatim të saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Nëse ky Projektligj bëhet Ligj kështu siç është do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese si shumë të tjerë, sepse ‘prima facia’ ky Ligj është antikushtetues”, ka shkruar deputetja. /Reporteri.net/.

Kategoritë
LajmeVendi