Limaj bashkëbisedon me qytetarët e Shtërpcës: Janë harruar plotësisht nga qeverisja aktuale

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar bashkëbisedim me qytetarët e Shterpcës, për të cilët tha se janë “harruar plotësisht nga qeverisja aktuale”.

“Problemet me të cilat përballen çdo ditë po e vështirësojnë jetën e tyre, ndërsa mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike vetëm sa e rëndon këtë gjendje”, shprehet Limaj pas takimit me qytetarët.“Sikur dikur, kur dhamë kontributin tonë në rregullimin e infrastrukturës duke ju lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen me qytetet e tjera, sot investimi në këtë zonë është një interes strategjik për Kosovën, ne do të fillojmë projekte të rëndësisë së veçantë për këtë zonë, si turizmi, blegtoria dhe bujqësia, për ta ndaluar shpërnguljen nga kjo zonë e çmuar e vendit”, shton ai.

Kategoritë
LajmeVendi