Lionel Messi në histori të Ligës së Kampionëve, u ka shënuar gola 40 klubeve të ndryshme

Messi shënoi golin e parë të ndeshjes që klubi i tij Paris Saint-Germain (PSG) mbrëmë e zhvilloi kundër Benfica-s.

Lionel Messi u bë lojtari i parë që shënon kundër 40 klubeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Messi shënoi golin e parë të ndeshjes që klubi i tij Paris Saint-Germain (PSG) mbrëmë e zhvilloi kundër Benfica-s.

Përkundër golit të Messit, Benfica arriti të barazojë rezultatin në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, PSG dhe Benfica kanë nga shtatë pikë dhe ndajnë kreun e tabelës në Grupin H.

Në të njëjtën grup, Juventus fitoi tre pikët e para pas fitores 3-1 kundër klubit izraelit Maccabi Haifa, klub i cili mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë janë si në vijim:

Grupi E

Salzburg – Dinamo Zagreb: 1-0

Chelsea – AC Milan: 3-0

Grupi F

RB Leipzig – Celtic: 3-1

Real Madrid – Shakhtar Donetsk: 2-1

Grupi G

Manchester City – Copenhagen: 5-0

Sevilla – Borussia Dortmund: 1-4

Grupi H

Juventus – Maccabi Haifa: 3-1

Benfica – Paris Saint-Germain: 1-1

Kategoritë
Sport