Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në 125-vjetorin e Barcelonës

Legjenda e Barcelonës nuk do të jetë i pranishëm në festën e përvjetorit të klubit katalunas, raporton “Mundo Deportivo”.

Në fund të këtij muaji, Barcelona do të festojë 125-vjetorin e themelimit të klubit, duke organizuar një ceremoni të madhe.

Joan Laporta dhe kryesia e Barcelonës i kanë dërguar ftesa legjendave të Barcelonës nga e gjithë bota, duke shpresuar që do të mblidhen për një ribashkim në “Camp Nou”.

Mirëpo, një figurë e madhe si Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në festën e Barcelonës, ndonëse e ka mbyllur sezonin me Inter Miamin dhe me Argjentinën.

“Futbollisti argjentinas nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje, pasi ka disa punë të tjera, të cilat e pamundësojnë pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni të rëndësishme për Barcelonën”, raporton “Mundo Deportivo”.

Si pasojë, Messi e ka realizuar një intervistë, e cila do të publikohet në këtë ceremony

Kategoritë
Sport