Lira drejt javës historike – brenda pesë dite fuqizohet për 50 për qind

Lira e Turqisë është në rrugën e duhur pasi u rrit me më shumë se 50 për qind brenda pesë dite pas mbështetjes me miliarda dollarë të hedhura në treg nga shteti dhe një premtim se qeveria do të mbulonte humbjet në valutë në depozita të caktuara.

Turqit nuk kanë shitur dollarë të hënën dhe të martën, sipas të dhënave zyrtare që sugjerojnë se ata kishin luajtur pak rol në fitimet më të mprehta të tregut.

Ndërhyrjet e shtetit ndërkohë i kushtuan bankës qendrore më shumë se 8 miliardë dollarë këtë javë, sipas përllogaritjeve të tregtarëve.

Pas katër ditësh të nxehta, lira u rrit me tre pikë në 11.4 kundrejt dollarit. Monedha ishte zhytur të hënën në nivelin më të ulët historik prej 18.4 për dollarësh.

Plani kundër dollarit i nxiti turqit që të këmbejnë rreth 900 milionë dollarë në lira, sipas ministrit të Financave, Nureddin Nebati, shkruan reuters.

Lira raportohet se shënoi rritje të madhe të vlerës nga ato që tregtarët dhe ekonomistët i quajnë shitje të fshehta të dollarit nga bankat shtetërore, të përkrahura nga Banka Qendrore.

Kategoritë
Ekonomi