Liria akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes pas humbjes nga Dukagjini

Liria ka akuzuar rëndë gjyqtarin kryesor Vigan Ibërdemaj, pas humbjes së sotme ndaj Dukagjinit.

Klubi prizrenas u mposht me rezultat 2-1, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 99-të, shkruan IndeksOnline.
Ishte Blerind Morina ai që shënoi për rezultatin 2-1 nga një top i kthyer, pasi paraprakisht Stivi Frashëri priti penalltinë e tij.

Kjo penallti u ekzekutua dy herë nga Morina, pasi gjyqtari vendosi për përsëritje të penalltisë shkaku i lëvizjes së Frashërit nga vija e portës.

Reagimi i plotë nga skuadra e Lirisë:

“Referim skandaloz në Klinë.

Vigan Ibërdemaj regjisor i fitores.

Ndeshja e zhvilluar në Klinë, mezi gjeti fundin.
Ndonëse, loja  u zhvillua në presion, sidomos nga gjyqtari Ibërdemaj dhe , ajo pati përfundim absurd.

Zgjatja pa nevoj e ndeshjes, kur në min. 99 u akordua penallti e cila u perserit derisa Dukagjini shënoi gol.

Kjo çfarë ndodhi në Klinë i qoftë per turp Viganit dhe shokëve të tij.

Ne, na u vidh pika që e merituam, e në bazë të rasteve merituam edhe më shumë.

Ftojmë organet e FFK-së që të marrin masa ndaj këtyre ‘gjyqtarëve’, sepse kështu s’kan çka kerkojnë në Prizren.

Ne, nuk do të dorëzohemi.

Do të luftojmë ndershëm deri në fund”.

Kategoritë
LajmeSport