Liria e shprehjes sipas vendeve: Serbia më e keqja në rajon

Indeksi i Lirisë së Shprehjes i ndau vendet në 10 grupe – nga të hapura në plotësisht të mbyllura. Gjatë vlerësimit, liria e shprehjes matet në tri fusha – akademike, digjitale dhe mediatike, dhe më pas jepet një pikë e përgjithshme.

Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Kosova janë vendosur në grupin e katërt, ku përfshihen vendet me “liri pjesërisht të kufizuar të shprehjes”.

Serbia këtë vit u gjend në grupin e shtatë për sa i përket lirisë së mediave, duke arritur kështu vlerësimin më të keq në krahasim me vendet e ish-Jugosllavisë. Edhe pse ata janë në të njëjtin grup me Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, liritë e tyre mediatike vlerësohen disi më mirë.

Kanadaja, Australia, Gjermania, Holanda, Zvicra, Kili… u vlerësuan si vende krejtësisht të hapura.

Në anën tjetër të spektrit, Kina, Arabia Saudite, Bjellorusia, Siria, Sudani… janë shënuar si plotësisht të mbyllura.

Rusia përfshihet në grupin e nëntë të vendeve ku liria e shprehjes është rreptësisht e kufizuar.

Kategoritë
LajmeRajoni