“Liria Ka Emër” falënderon të gjithë ata që kontribuan në “Marshin për Drejtësi”: Ky ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar

Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në “Marshin për Drejtësi”, të dielën, raporton Ekonomia Online.

Eliza Hoxha, falënderoi edhe mediat, ndërsa tha se maturia e qytatarëve ishte për t’u admiruar.

“Dje ishte një ditë madhështore. Të gjitha rrugët dje quan në Prishtinë. Dje Kosova u bashkua për historinë e saj. Dje Prishtina ishte e vogël për me i përqafu zemrat e mëdha të qytetarëve të saj, ishte një ditë madhështore”.

“Një falënderim i veçantë për ju media, për peshën dhe hapësirën i dhatë marshit dhe mesazhit unifikues që përçuat. Na kishte marrë malli me i pa krejt bashkë, me e pa rizgjimin e Kosovës me krejt ngjyrat e saj”, tha Hoxha.

“Por kjo do të ishte e pamundur, pa vullnetarët të ndihmuan në organizim dhe mbarë, bashkë me Policinë e nderuar të Kosovës. Maturia e qytetaria e djeshme, ishte për t’u admiruar”, tha tutje ajo.

Ismail Tasholli, falënderoi bizneset për ndihmën që dhanë për krijimin e afisheve, bluzave, posterëve, mesazhet, flamujt etj.

 

Kategoritë
LajmeVendi