Liria nuk humb kohë, afër marrëveshjes me trajnerin Leotrim Krasniqi

Skuadra e Lirisë ka njoftuar sot për largimin e trajnerit Bledar Devolli.

Devolli mori drejtimin e Lirisë në fillim të muajit tetor të vitit të shkuar, duke zëvendësuar Granit Begollin.

Mirëpo Liria, tashmë ka gjetur zëvëndësuesin e Devollit ku pritet të emërohet Leotrim Krasniqi, i cili u largua javën e kaluar nga Vëllaznimi.

Krasniqi pritet të jetë trajner i ri i skuadrës për edicionin pranveror, kurse do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Durrës, atje ku prizrenasit po kryejnë fazën përgatitore.

Kategoritë
Sport