Lirohen dy politikanët serbë që u arrestuan sot në Veri, gjobiten për prishje të qetësisë publike

Janë liruar politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri, raporton portali “Kossev”.

Ata janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Në media u raportua se Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti. I pyetur për këtë, zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani vetëm është përgjigjur “ka fishkëllu”, pa treguar ndaj kujt.

Kossev” raporton se para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut ishin grumbulluar një grup i vogël qytetarësh.

Kategoritë
LajmeVendi