Lirohet nga burgu pas pesë vitesh dhe i rikthehet futbollit: Tani e shijoj çdo ditë

ISH-lojtari i Kombëtares U-20 të Kilit, Luciano Cabral, është rikthyer në fushën e futbollit pas pesë vitesh. Atij iu desh të përfundonte karrierën e tij futbollistike si futbollist 22-vjeçar i Argentinos Juniors për shkak të vuajtjes së dënimit me burg që mori si pjesëmarrës në vrasje.

Në fillim të janarit 2017, një burrë në Mendoza iu nënshtrua plagëve të marra nga një rrahje brutale. Jose Cabral, i cili u dënua me 16 vjet burg, dhe Lucian, djali i tij, u akuzuan për vdekjen e tij dhe u dënuan me nëntë vjet e gjysmë pas hekurave. Ai u lirua për sjellje të mirë shtatorin e kaluar.

Argentinos Juniors e lejuan atë të stërvitej në ambientet e tyre derisa të shfaqej një klub i interesuar. Skuadra kiliane Coquimbo Unido tregoi interes dhe Cabral bëri minutat e tij debutuese për të të enjten.

“Ndjeva një gëzim të jashtëzakonshëm”

“Ndjeva një gëzim të jashtëzakonshëm kur dola sërish në fushë. Jam shumë i lumtur që vazhdoj karrierën time. Ndërsa isha në burg shpresoja për një shans të dytë. Fatmirësisht e pata”, tha Cabral dhe shtoi.

“Kisha frikë çdo ditë në burg. Ndonjëherë të qenurit futbollist më ndihmonte, ndonjëherë më lëndonte. Në fund e kuptuan që doja të dilja sa më shpejt. Tani e shijoj çdo ditë, duke qenë në gjendje të luaj, në çdo detaj.”

Kategoritë
Sport