Lirohet nga spitali 11-vjeçari i plagosur në Shtërpcë

Stefan Stojanoviq, 11-vjeçari që u plagos në afërsi të Shtërpcës më 6 janar, është liruar nga spitali për të vazhduar mjekimin në shtëpi.

Nëna e tij, Zorica Stojanoviq, ka konfirmuar për televizionin publik serb se djali i saj është liruar sot nga spitali në Graçanicë.

Ajo deklaroi se djali i saj është mirë me shëndet dhe se po bashkohet me pjesën tjetër të familjes.

Kujtojmë se Stefan Stojanoviq, 11-vjeçar, dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeçar, mbetën të plagosur më 6 janar.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 8 janar, në bazë të kërkesës së Prokurorisë, ka caktuar një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së, Azem Kurtaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kategoritë
LajmeVendi