Zgjedhjet në Kosovë janë afër. Lista Serbe tashmë ka nisur fushatën e saj në mënyra të ndryshme. Kështu ka vepruar edhe sot. Kjo parti ka nisur t’i josh serbët e Kosovës me ‘kulm mbi kokë’
Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre Zlatan Elek, kanë nisur shpërndarjen e shtëpive disa familjeve serbe që jetojnë në komunën e Leposaviqit. Shumica prej tyre janë ende në ndërtim e sipër, të papërfunduara.
Elek u kujdes që t’ua ritheksojë banorëve që sot morën çelësat e shtëpive të reja që ende janë në ndërtim e sipër që, këto objekte janë ndërtua ekskluzivisht nga Lista Serbe dhe Serbia.
Joshjen me dhurimin e shtëpive në këmbim të votës, Lista Serbe tashmë po e bën hapur.
“Ky është më shumë një motiv për të qenë të bashkuar dhe të bashkuar më 9 shkurt dhe të shkojmë në zgjedhje dhe të përmbyllim Listën Serbe, e cila është garantuese e ndërtimit të shumë shtëpive të tjera”, i është drejtuar kryetari i Listës Serbe familjeve Jovanoviq dhe Spasojeviq, të cilëve pasi hapur ua kërkoi votën, ua dha çelësat e shtëpive të tyre të ardhshme.
Madje narrativa e tij për t’i bindur serbët për ta votuar Listen Serbe shkon përtej çelësit të një shtëpie për shumë vota.
Ai i ka garantuar familjet që zgjodhi t’i ‘gëzojë’ pak para zgjedhjeve në Kosovë, që këdo që e ka vizituar para tyre, i kanë thënë se ata besojnë në Serbi.
E duket se përzgjedhja e familjeve nuk ka qenë e rastësishme.
Lista Serbe ka evidentuar me kujdes në familjet me kushte të rënda, për t’i bindur më lehtë për vota.
Këtë e ka konfirmuar vet njëri nga anëtarët e familjes përfituese Matija Jovanoviq.
Ai ka deklaruar se ata kishin nevojë të madhe për këtë shtëpi, pasi dimrin e kalonin te xhaxhai për shkak të kushteve të këqija.
Më pas përfaqësues të Listës Serbe kanë vizituar familjen pesë anëtarëshe Spasojeviq e cila jeton në Soçanicë, shtëpia e së cilës është gjithashtu në ndërtim e sipër.
Turneu për marrjen e votës në këmbim të një shtëpie, vazhdoi në fshatin Vuçë, ku përfaqësuesit e Listës Serbe i dhuruan familjes shtatë anëtarëshe Rakiçeviq çelësat e një shtëpie të sapondërtuar.
Shtëpitë janë duke u ndërtuar me mjetet e siguruara nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë.