Lista Serbe: S’i kemi ikur obligimeve pë rrymë, prisnim që të vinte Elektroseveri filiali i Elektroprivreda Srbije

Pas dakordimit të Kosovës dhe Serbisë, për të zbatuar marrëveshjen për energjinë, ka reaguar Lista Serbe ka bërë një reagim duke thënë se marrëveshja parandalon mundësinë që të “pushtohet nënstacioni në Vallaq”, shkruan Gazeta Metro.

Madje në reagim thuhet se serbët s’kanë ikur nga përgjegjësitë e tyre, anipse katër komunat veriore s’e kanë paguar rrymën për 23 vjet me radhë.

“Populli serb asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësive, por ne kemi kërkuar që kjo të bëhet në përputhje me marrëveshjen, përkatësisht Electrosever, kompania si motër e Elektroprivreda Srbije. Në të njëjtën kohë, marrëveshja e sotme pamundëson pagesën retroaktive. Nga ana tjetër, kompania e re Elektrosever do të ketë një sistem energjetik në veri me garanci të Bashkimit Evropian në duart e saj”, thuhet në reagim.

“Theksojmë se do të punësohen të gjithë punëtorët e Elektrokosmetit në veri, si dhe planifikohet rekrutimi i punëtorëve të rinj në kompaninë e re, e me këtë edhe mbijetesa dhe qëndrimi në këto zona”, thuhet tutje.

Kategoritë
LajmeVendi