Lista Serbe thërret tubim për nesër: Vendi ynë i vetëm është Serbia, presidenti Vuçiqi

Lista Serbe pas daljes nga institucionet e Kosovës ka thirrur një tubim për nesër në veri të Mitrovicës.

Në thirrje thuhet se kjo mbledhje po bëhet për të treguar “se sa shumë e duam Serbinë”, derisa iu bë thirrje që flamujt të vendosen në dritaret e shtëpive.

“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, thuhet në njoftim.

Nisja e zbatimit të modifikuar për targat nga Qeveria e Kosovës dhe suspendimi i drejtorit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi të zbatonte vendimin ishin arsyet pse Lista Serbe tha se po del nga institucionet. Ky vendim u përkrah nga qeveritarët serbë, të cilët sot u mblodhën në Beograd për Kosovën.

Kategoritë
LajmeVendi