Liverpool dhe Juventus në “garë” për 18-vjeçarin spanjoll

Jurgen Kloop është në kërkim të një mbrojtësi të ri krahu për Liverpool, mjaftueshëm të talentuar për të luajtuar dhe në të ardhmën në rradhët e të “kuqve”.

Tekniku gjerman i ka vënë “syrin”, mbrojtësit të Real Valladolid, 18-vjeçarit, Ivan Fresneda.  Spanjolli i klasës së 2004-ës ka një klauzolë me vlerë 30 milionë euro, edhe pse në moshë të vogël.

Ndërkaq, përveç Liverpool në “ndjekje” të anësorit të talentuar është dhe ekipi i Juventus, me “torinezët”, që janë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi cilësor për krahët e mbrojtjes.

Kategoritë
LajmeSport