Liverpool fiton me vështirësi, mban gjallë shpresat për Champions

Liverpooli ka fituar 3-2 ndaj Nottingham Forest në javën e 32 të Premier League.

Kjo fitore mban gjallë shpresat për Champions edhe pse ndodhen 6 pikë larg nga Newcastle.

Pesë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Fillimisht ishte Diogo Jota që hapi serinë e golave në minutën e 47′, më pas rezultatin e barazoi Williams në minutën e 50′.

Sulmuesi portugez shënoi tjetër gol për 2 me 1 në minutën e 55′.

Vetëm pas pak minutave, Gibbs-White shënoi për t’i barazuar shifrat në 2 me 2.

Golin e fitores për ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 70′ e shënoi Momo Salah.

Kategoritë
Sport