Liverpool i ofron Trent Alexander-Arnold-it një kontratë astronomike prej 93 milionë eurosh për të refuzuar Real Madridin

Lideri i Premier Ligës angleze, Liverpool, po bën çmos për të mbajtur Trent Alexander-Arnold-in në skuadër, pasi përfaqësuesi anglez thuhet se ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Real Madridi verën e ardhshme, kur i përfundon kontrata me “The Reds”.

Ky 26-vjeçar është një nga tre lojtarët e Liverpool-it, së bashku me Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, të cilëve kontratat u përfundojnë në verën e vitit 2025, dhe që tani janë të lirë të negociojnë me klube të interesuara.

Real Madridi u përpoq të transferonte mbrojtësin e djathtë të Liverpool-it në janar për 20 milionë euro, por “The Reds” e refuzuan ofertën. Më pas, doli informacioni se “Los Blancos” kishin arritur marrëveshje me Arnold-in për verën e ardhshme.

Tani është bërë publike informata më e fundit, sipas së cilës Liverpool-i ka ofruar një shumë të pabesueshme prej 93 milionë eurosh për Arnold-in, që do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me liderët e Premier Ligës, për ta mbajtur në “Anfield Road”.

Oferta është e ngjashme me atë të Real Madridit, me një ndryshim të vetëm: anglezi do të përfitonte një shumë shtesë për nënshkrimin e kontratës me “Los Blancos”, ndërsa me rinovimin e kontratës me Liverpool-in, nuk do ta merrte këtë shumë.

Raportimet gjithashtu tregojnë se Alexander-Arnold nuk ka kërkuar klauzolën për t’u bërë kapiten i ri i Liverpool-it, duke mohuar pretendimet e mëparshme të disa mediave se për këtë arsye nuk kishte rinovuar ende kontratën me klubin nga “Anfield”.

Alexander-Arnold është një nga lojtarët më të mirë të Liverpool-it këtë sezon, duke regjistruar pesë asistime dhe një gol në 23 ndeshje.

Për përfaqësuesen e Anglisë, ai ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Kategoritë
Sport