Sipas mediave angleze, Në rast të një oferte të mirë Liverpooli është gati të shesë Mohamed Salah këtë verë dhe ekipi tashmë kanë vendosur edhe çmimin për lojtarin e tyre më të mirë.
Pavarësisht se tashmë ka humbur Sadi Mane, i cili u transferua te Bayerni, klubi anglez është i hapur edhe për transferimin e futbollistit egjiptian, të cilit kontrata i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Sipas Mirror, për të nënshkruar një kontratë të re, Salah kërkon që paga e tij të rritet nga 233,000 euro në javë (200,000 paund) në 583,000 euro (500,000 £), që do të rriste pagën e tij vjetore nga 11 në 28 milionë euro dhe ai ende nuk ka rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me Liverpoolit.
Liverpool duket se dalëngadalë po e humb durimin me Salah dhe në rast të një oferte të mirë janë gati ta shesin atë. Mediat e ishullit shkruajnë se Reali po vëzhgon me vëmendje zhvillimin e situatës dhe se do të përpiqet të shfrytëzojë rastin nëse do të krijohet dhe Liverpooli kërkojë 70 milionë euro për transferimin e egjiptianit.
Salah erdhi në Liverpool në vitin 2017 nga Roma dhe shënoi 127 gola në 206 paraqitje. Ai ka luajtur më parë për Fiorentinën, Chelsean, Baselin dhe Al Mokawloon.
Sezonin e kaluar, Salah shënoi 31 gola dhe shënoi 16 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat për Reds.