Sulmuesi i gjithanshëm i Galatasarayt, Baris Alper Yilmaz vazhdon të jetë i lidhur me Liverpoolin, i cili pritet së shpejti ta bëjë një ofertë në drejtim të klubit turk.
Yilmaz bëri përshtypje të mëdha në Euro 2024 këtë verë me Turqinë dhe është lidhur me disa klube të Ligës Premier, përfshirë Liverpoolin.
Sipas mediumit Fotomac, Reds janë të etur dhe të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funte apo rreth 30 milionë euro për sulmuesin e gjithanshëm.