Liverpooli fiton Kupën e Ligës Angleze për herë të 10-të

Virgil van Dijk shënoi golin e fitores ndaj Chelseat për të siguruar titullin EFL për “Redsat” në Wembley

Liverpooli shënoi fitore të ngushtë ndaj Chelsea-t falë golit në kohën shtesë të Virgil van Dijk duke arritur titullin e tij rekord të 10-të të Kupës së Ligës Angleze, raporton Anadolu.

Ndeshja në stadiumin “Wembley” shkoi në kohën shtesë pasi asnjëra skuadër nuk mundi të shënonte brenda kohës së rregullt prej 90 minutash.

Van Dijk shënoi golin e fitores me një goditje me kokë në minutën e 118-të, ndërsa mbrojtësi holandez u fut në zonën e rreptësisë pas një krosimi nga këndi të Konstantinos Tsimikas.

Van Dijk tundi rrjetën kundërshtare me kokë edhe në minutën e 60-të, por goli u anulua pasi sistemi VAR konstatoi se ishte pozitë jashtë loje.

Me 10 tituj të Kupës së Ligës Angleze, Liverpooli është përpara Manchester Cityt (8), Manchester Unitedit (6) dhe Chelseat (5).

Kategoritë
LajmeSport