Liverpooli më në fund ka sjellë nënshkrimin e tyre të parë në epokën pas Jurgen Klopp, pasi kanë rënë dakord me portierin gjeorgjian Giorgi Mamardashvili.
Reds kanë qenë krejtësisht të painteresuar gjatë gjithë afatit kalimtar dhe nuk kanë sjellë asnjë lojtar deri më tani. Kjo vjen pas një kohë ndryshimesh të mëdha në Anfield pasi Jurgen Klopp u pasua nga holandezi Arne Slot pas tetë vitesh në krye.
Slot e ka nisur mirë në Liverpool pasi ka arrit dy fitore në fillim. Mirëpo, ai do të ketë nevojë edhe për përforcime dhe sot është rënë dakord për të parin e këtij sezoni.
Në të ardhmen, fanellën e Liverpoolit do ta ruajë gjeorgjiani Giorgi Mamardashvilin, një nga portierët më të mirë në Evropë për momentin.
Liverpool vendosi të aktivizojë klauzolën në vlerën 35 milionë dhe ta sjellë nga Valencia në fund të afatit kalimtar.
23-vjeçari gjeorgjian arriti 13 herë ta mbajë portën e paprekur sezonin e kaluar në La Liga dhe tërhoqi vëmendjen te vetja.
Por ajo që është interesante është se Liverpooli e la në huazim në Valencia deri në fund të këtij sezoni, kështu që ai do t’i bashkohet klubit të tij të ri vetëm në qershor. Ai pritet ta zëvendësojë Alisson Beckerin, i cili e pranoi se nuk do të jetë përgjithmonë anëtar i Liverpoolit dhe se duhet të përgatitet për të ardhmen.