Gazeta e njohur franceze, L’Equipe ka zbuluar një të vërtetë të Kylian Mbappe-s dhe Liverpoolit.
Në vitin 2022, sulmuesi i Kombëtares së Francës kishte arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Liverpoolit.
Sipas gazetës franceze, Mbappe kishte kërkuar largimin nga PSG-ja në vitin 2022 dhe skuadra “The Reds” kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin.
“Mbappe do të kishte nënshkruar një kontratë me Liverpoolin dhe më pas do t’i lejohej 100 për qind që t’i bashkohej Real Madridit”, shkruhet në L’Equipe