Liverpooli mund t’i largojë tre lojtarë para mbylljes së afatit kalimtar veror, sipas një raportimi të ri nga Anglia.
‘Të Kuqtë’ kanë qenë të ngarkuar në ditët e fundit të afatit kalimtar, duke nënshkruar me portierin Giorgi Mamardashvili nga Valencia dhe Federico Chiesa nga JuventusiAta gjithashtu kanë lejuar disa prej lojtarëve të rinj të ekipit që të largohen, aty ku emra si Bobby Clark, Sepp van den Berg dhe Fabio Carvalho që të gjithë u larguan nga ‘Anfield’.
Tani sipas raportimit të gazetarit James Pearce nga The Athletic, tri marrëveshje të tjera mund të përfundojnë para orës 23:00.Është bërë e ditur se Ben Doak dhe Kaide Gordon që të gjithë do të largohen në formë huazimi në drejtim të Championship, teksa Hull City po udhëheq garën për të nënshkruar me Doak në një marrëveshje të përhershme.
Hull ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Liverpoolin, pasi kishin ndihmuar në zhvillimin e Carvalhos dhe mesfushorit Tyler Morton sezonin e kaluar.
Doak së fundmi u ftua nga kombëtarja e Skocisë, por një lëndim e detyroi atë që të tërhiqet nga ekipi i cili kishte udhëtuar në Gjermani për Euro 2024.
Tutje raporti shton se se Liverpooli po kërkon një rrugëdalje për ta larguar mbrojtësin Nathaniel Philips në formë huazimi në drejtim të Derby Countyt, pasi ai po konsiderohet si tepricë në ekipin e Arne Slot.