Lladrovci Kurtit: Tash s’ka asnjë vlerë shkarkimi i Rakiqit

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se shkarkimi kreut të Lista Srpska Goran Rakiq nga posti i Minisrit për Kthim, më nuk ka kurrfarë vlere.

Sipas tij, tani serbët “Qysh po shihet, krejt serbët nën ndikim e partisë së Rakiqit po largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës”

Lladrovci thotë se këtë situatë e ka lejuar Kurti.

“Tash edhe me dashtë, nuk ka vlerë shkarkimi i Rakiqit. Qysh po shihet, krejt serbët nën ndikim e partisë së Rakiqit po largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ata po bojnë çka po dojnë, ua lejoi Kurti të flasin e të bëjnë çka të duan. Nuk i ndëshkoi ata që e fyen e mohuan ekzistencën e Republikës së Kosovës. Veprimi politik i vonuar, është vendim i gabuar!”, ka shkruar Lladrovci në facebook.

Kategoritë
LajmeVendi