Lloris drejt largimit nga Tottenhami, merr ofertë të majme nga Arabia Saudite

Hugo Lloris është gati të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të sezonit.

Sipas “L’Equipe”, portieri francez ka një ofertë mahnitëse nga Arabia Saudite – teksa emri i klubit nuk është bërë i ditur

Mediumi francez bëri të ditur se bëhet fjalë për një ofertë që Lloris do të paguhej tre herë më shumë sesa merr tani te Tottenhami.

Ndërkohë është raportuar edhe se klubi londinez është i gatshëm ta lejojë largimin e 36-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ish-reprezentuesi i Francës thuhet se ka oferta edhe nga disa klube evropiane.

Mbetet për t’u parë nëse ai është i përgatitur të vazhdojë në Evropë apo të shkojë në Arabinë Saudite në kërkim të një sfide të re.

Hugo Lloris është pjesë e Tottenhamit nga viti 2012.

Kategoritë
LajmeSport