Logoja e Toblerones po ndryshon, çokollata do të prodhohet edhe në Sllovaki

Mali i famshëm zviceran Matterhorn nuk do të jetë më në paketimin e çokollatës së famshme zvicerane Toblerone. Përveç kësaj, është paralajmëruar fillimi i prodhimit të kësaj çokollate në Sllovaki.

Zëdhënësja e kompanisë amerikane Mondelez International, e cila zotëron këtë markë, ka konfirmuar se ambalazhi do të ketë logon e modernizuar të malit, por që ariu do të mbahet në logo. Do të ruhet edhe nënshkrimi i njërit prej krijuesve të kësaj çokollate, Theodore Tobleron.

Përveç kësaj, ajo konfirmoi se në paketim nuk do të shkruhet më ekskluzivisht “Made in Switzerland (Swiss Made)” sepse një pjesë e prodhimit do të jetë në Sllovaki. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ndryshimet vizuale në paketim do të jenë në paketimin e çdo çokollate apo vetëm në ato të prodhuara në Zvicër.

Që nga viti 2017, Zvicra ka rregulla strikte në lidhje me etiketën “Made in Switzerland” për të parandaluar abuzimin me markat zvicerane. Prodhimi i Toblerone në Bratislavë duhet të fillojë në gjysmën e dytë të këtij viti. Ndërkohë, prodhimi vazhdon në Bernë.

Toblerone u krijua në 1908 nga Theodor Tobler dhe Emil Baumann. Emri i çokollatës është një kombinim i mbiemrit Tobler dhe fjalës italiane “torrone”, që do të thotë nougat mjaltë dhe bajame. Kjo markë ka ndërruar disa pronarë, dhe aktualisht është në pronësi të Mondelez, shkruan portali swissinfo.

Kategoritë
Të ndryshme