“Jam i lumtur që jam këtu. Kaq shumë tifozë kanë ardhur në aeroport për të më përshëndetur. Vërtet jam shumë i lumtur dhe ndihem mirë. Pres një sezon të mirë”, tha Seferoviç para gazetarëve.
Lojtari i kombëtares së Zvicrës dhe sulmuesi i deritashëm i klubit portugez Benfica ka mbërritur mbrëmë vonë në Stamboll dhe pritet që karrierën e tij ta vazhdojë në skuadrën e ligës së parë turke Galatasaray, raporton Anadolu Agency (AA).
Seferoviç (30) së bashku me familjen e tij udhëtoi nga Lisbona për në Aeroportin Ataturk, pas së cilës i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
“Jam i lumtur që jam këtu. Kaq shumë tifozë kanë ardhur në aeroport për të më përshëndetur. Vërtet jam shumë i lumtur dhe ndihem mirë. Pres një sezon të mirë”, tha Seferoviç para gazetarëve.
I pyetur lidhur me pretendimet se është i lënduar, Seferoviç u përgjigj: “Unë nuk kam asnjë lëndim. Sezonin e kaluar kam pasur, por tani jam mirë. Nuk ka kurrfarë probleme”.
Megjithëse ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar, pritet që Galatasaray të huazojë Seferoviçin nga Benfica me opsion blerjeje.
Futbollisti me origjinë boshnjake pas tij ka një karrierë të pasur. Ai ka luajtur për klubet Grasshoppers, Fiorentina, Neuchatel Xamax, Lecce, Novara, Real Sociedad, Eintracht Frankfurt dhe Benfica.
Ai u transferua te Benfica në vitin 2017 dhe në katër sezonet e fundit për këtë klub pati 187 paraqitje dhe shënoi 74 gola. Ai gjithashtu pati 86 paraqitje për kombëtaren e Zvicrës, duke shënuar 25 gola.