Lojtari slloven bëri skandal gjatë Ligës së Kombeve, bashkëshortja e tij publikoi videot e tij tronditëse

Gruaja e lojtarit të kombëtares sllovene Benjamin Verbič ka publikuar pamje skandaloze në të cilat lojtari grek i Panathinaikos shfaqet në shoqërinë e disa femrave teksa dyshohet se po argëtohej gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Në pamjet dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale, futbollisti slloven po kalonte kohë me vajza dhe ishte nën ndikimin e konsiderueshëm të alkoolit në pushimin mes dy ndeshjeve të Sllovenisë në Ligën e Kombeve.

Gruaja e Verbic, ukrainasja Alvina, më pas publikoi një video tjetër të njërës prej vajzave me të cilat kalonte kohë burri i saj dhe nuk e fshehu zhgënjimin e saj.

 

“Dreqi njerëz, turp të keni. Të argëtoheni në pushimin e kombëtares është normale, por vetëm nëse jeni të rrethuar nga njerëz normalë. Vërtet nuk e kuptoj se si mund të jeni kaq budallenj”, ka shkruar Alvina me disa foto dhe nje video.

Pasi ky lajm mori hov, foli vetë Verbiç, i cili mohoi akuzat e gruas së tij.

“Fotografitë dhe videoja e publikuar nga ish-partneri dhe nëna e fëmijës tim janë shumë të vjetra. Gjithçka që ajo ka shkruar është një gënjeshtër e plotë”, tha Verbiç.
Meqë ra fjala, ata u njohën gjatë kohës që Verbiç luante për Dinamo e Kievit dhe verën e kaluar patën një djalë.

Për shkak të përmbajtjes eksplicite, gruaja ukrainase më pas fshiu regjistrimet dhe fotot, por tashmë ishte vonë, sepse ato u përhapën në rrjetet sociale.

Kategoritë
Sport