Londinezët mbajnë tubim për të treguar solidaritet me të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

“Sonte ne qëndrojmë me ju përmes pikëllimit dhe dhimbjes tuaj, përmes dhimbjes së humbjes së njerëzve të dashur”, tha kryebashkiaku i Islingtonit

Qytetarë të shqetësuar dhe anëtarë të komuniteteve të ndryshme u mblodhën në veri të Londrës në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për të prekurit nga tërmetet shkatërruese në Türkiye dhe Siri, raporton Anadolu.

Këshilli i Islingtonit mbajti një manifestim i heshtur për viktimat e tërmetit jashtë ndërtesës së bashkisë, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve turk dhe sirian, si dhe liderë fetarë dhe politikanë vendas.

“Sonte ne qëndrojmë me ju përmes pikëllimit dhe dhimbjes tuaj, përmes dhimbjes së humbjes së njerëzve të dashur, përmes dhimbjes së të parit shkallën e shkatërrimit në qytete dhe qyteza në gjithë rajonin”, tha kryebashkiaku i Islingtonit, Marian Spall, në fjalimin e hapjes.

Duke përshëndetur gjithashtu përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit në terren, Spall u bëri thirrje të gjithëve që të kujtojnë dhe të respektojnë ata që humbën jetën.

Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit të Islingtonit, Kaya Comer-Schwartz, e filloi fjalimin e saj duke përmendur një raportim mbi tërmetet e fundit që goditën Türkiye-n jugore të hënën në mbrëmje.

Të paktën tre persona u humbën jetën dhe 213 u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 6,4 dhe më pas 5,8 ballë që goditën provincën Hatay të hënën mbrëma.

“Unë ju premtoj këtë mbrëmje se nuk do të ndalemi me kaq. Ky nuk është një moment. Ky është një angazhim i vazhdueshëm ndaj jush si komunitet që ne jemi këtu për ju”, vuri në dukje Comer-Schwartz, duke falënderuar të gjithë që kanë bërë donacione.

Do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar

Jeremy Corbyn, ish-udhëheqës i Partisë Laburiste dhe anëtar i parlamentit, iu bashkua atyre që treguan mbështetjen e tyre të fortë, duke thënë se do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar njerëzit.

“Islamic Relief dhe shumë të tjerë kanë mbledhur një shumë të madhe parash. Apeli im është të jepni gjithçka që mundeni”, tha ai, duke përmendur se ka pasur diskutime me komunitetet muslimane pas tërmeteve.

Corbyn shtoi se fushata të ndryshme, si shitja e ëmbëlsirave, po zhvillohen gjithashtu në disa shkolla për të mbledhur para.

“Kështu që fëmijët tanë e kuptojnë kur njerëzit kalojnë një fatkeqësi. Ne nuk i harrojmë, nuk i injorojmë, ne bëjmë gjithçka që mundemi në bashkinë tonë, në komunitetin tonë, për të ndihmuar”, shtoi ai.

Të paktën 41.156 njerëz humbën jetën dhe 105.505 u plagosën nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiye-n jugore më 6 shkurt.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me epiqendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Në Siri, të paktën 5.840 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e dy tërmeteve vdekjeprurëse.

Kategoritë
BotaLajme