Londra nis fushatën e vaksinimit kundër polios

– Në një deklaratë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) thuhet se virusi i poliomielitit është rastisur 116 herë që nga shkurti në mostrat e marra nga kanalet e ujërave të zeza të qytetit

LONDËR (AA) – Pas ri-ekzaminimit të virusit të poliomielitit në Londër, kryeqytetin e Britanisë, është marrë vendim që të vaksinohen të gjithë fëmijët e moshës 1-9 vjeç në qytet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) thuhet se virusi i poliomielitit është rastisur 116 herë që nga shkurti në mostrat e marra nga kanalet e ujërave të zeza të qytetit.

Në kuadër të fushatës së vaksinimit, rreth 1 milion fëmijë në Londër është planifikuar të vaksinohen kundër virusit.

Edhe pse poliomieliti u zhduk plotësisht nga Evropa në vitin 2003, ekspertët thonë se mostra e sigurt e virusit në vaksinat për imunizim në vende të ndryshme mund të ketë pësuar mutacion dhe zhvilluar rezistencë në disa raste.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) tha se shumica e mostrave të identifikuara ishin forma të sigurta të vaksinës së poliomielitit, por “disa” kishin pësuar mjaftueshëm mutacion për të qenë të rrezikshëm.

Kategoritë
BotaLajme