Një moment tejet emocionues ndodhi në fundin e ndeshjes, ku dy vëllezërit, Bleon dhe Edvin Kurtulus u takuan me njëri-tjetrin.
Bleoni bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Halmstadit edhe pse është vetëm 16-vjeçar. Në fundin e ndeshjes ai takoi vëllain e tij, i cili luan te Hammarby.
Sigurisht që nuk munguan përqafimet, por Bleoni u emocionua shumë dhe filloi të qante – ai kishte kundërshtar vëllain e tij.
Kujtojmë që Edvin Kurtulus më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, por më pas është larguar dhe tani është pjesë e Suedisë, ashtu si Bleoni që luan për grupmoshat e reja.
16-year old Bleon Kurtulus made his debut in Allsvenskan against Hammarby. He was in tears when he met his older brother Edvin Kurtulus after the game who was in the starting eleven for Hammarby. pic.twitter.com/MNKhEI2NoX
— 🇸🇪 (@SwedeStats) April 25, 2024