Raphael Varane është larguar nga ekipi i Comos për Serie A, pasi ka luajtur vetëm 23 minuta që prej se u transferua këtë verë.
Ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester United debutoi në Kupën e Italisë ndaj Salernitanas më datë 11 gusht, por francezi arriti të luajë vetëm 23 minuta pasi u desh të zëvendësohej shkaku i lëndimit.
Raportimet kanë konfirmuar se ai ka një lëndim në kofshë ndërsa lajmet e ditës së sotme kanë bërë me dije se ky lëndim do ta lë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Varane iu bashkua Comos si lojtar i lirë më herët gjatë kësaj vere, pasi i skadoi kontrata tek Manchester United.
Ai ishte vetëm njëri prej disa emrave të mëdhenj që iu bashkuan projektit të Cesc Fabregas këtë verë, duke përfshirë ish-kapitenin e Barcelonës, Sergi Roberto dhe ish-yjet e Liverpoolit, Pepe Reina dhe Alberto Moreno.
Varane, sidoqoftë, nuk do të jetë në gjendje të luajë në Serie A deri në momentin kur Como e përditëson listën e tyre të ekipit.