Lufta e Rusisë po ia prish planet Kinës

Thuajse kudo flitet se Kina do të jetë fituesja e vërtetë e luftës në Ukrainë, por jo gjithçka është ashtu siç duket. Kështu e nis media britanike Express UK, artikullin ku argumenton pse “dragoi” mbështet luftën e Vladimir Putin, ndonëse në të vërtetë e urren atë. “Prioriteti i saj është një zgjidhje e shpejtë dhe paqësore e konfliktit”,

Një arsye pse Pekini mendohet se përfiton nga kjo luftë qëndron në keqkuptimin se si funksionon sistemi ndërkombëtar i shteteve dhe sa fuqi ka Kina. “Xi Jinping nuk do të jetë në gjendje ta ndalojë luftën thjesht duke marrë telefonin dhe duke telefonuar Putinin”, thekson Express UK, duke shtuar se nëse Pekini nuk po i jep fund kësaj lufte, siç shpresonin shumë në Evropë kur filloi lufta, kjo ndodh sepse Kina nuk është domosdoshmërisht e aftë ta bëjë këtë.

Ndërkohë, lufta ka krijuar edhe probleme të tjera për Kinën, sepse ka shtuar presionin më të madh perëndimor mbi Tajvanin. Kjo shtron pyetjen se pse Kina do të vazhdonte të ishte një mike e Rusisë, nëse lufta po shkakton kaq shumë telashe. Përgjigja qëndron në mendësinë afatgjatë gjeopolitike të hartuesve të strategjisë së Pekinit.

“Nëse Kina dëshiron ndonjëherë të bëhet një fuqi globale, ajo duhet të bëjë miq, ka nevojë për aleatë që mund të mbështesin axhendën e saj në institucionet shumëpalëshe”, shkruan Express UK. Kështu ndërtoi SHBA-ja hegjemoninë e saj globale dhe Kina është ende prapa në këtë drejtim.“Prioriteti i Kinës mbetet përballja me SHBA-në. Pekini po përfiton nga kostoja që lufta në Ukrainë po rëndon mbi financat e SHBA-së, por Uashingtoni s’do të lejojë kurrë që të prekë prioritetet e tij në Indo-Paqësor”,

Kategoritë
BotaLajme