Pekini ka lëshuar një alarm rreziku për çdo udhëtar të Kinës që shkon në SHBA.
Sipas mediave të huaja, Ministria e Kulturës dhe Turizmit tha se dëshiron t’u kujtojë turistëve kinezë që të vlerësojnë rreziqet gjatë udhëtimit në SHBA dhe të udhëtojnë me kujdes.
Ministria përmendi “përkeqësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA dhe situatën e sigurisë së brendshme në SHBA”.
Kujtojmë se të dy vendet janë në një luftë të hapur tregtare, pasi Presidenti Donald Trump vendosi tarifa, të cilat sot arritën në masën 104 % ndaj Pekinit.
Edhe Kina i është kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara me tarifa 84 %, gjë që ka çuar edhe në rënie të tregjeve në të dy vendet.