Lufta kundër korrupsionit, Këshilli Evropian: Kosova me progres të kufizuar

Këshilli Evropian ka miratuar sot konkluzionet sa i përket Republikës së Kosovës. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, KE ka vlerësuar se ka pasur përparime, veçanërisht përmes rritjes së bashkëpunimit me EUROPOL 

Ndërkohë sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore në konkluzionet e Këshillit të Evropës specifikohet se ka pasur “përparim të kufizuar”.

Këshilli vëren pozitivisht disa përparime në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht përmes rritjes së bashkëpunimit me Europolin, ndërkohë që u arrit përparim i kufizuar në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore”, thuhet në konkluzionet e KE.

“ Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar llogaridhënien, pavarësinë, efikasitetin dhe integritetin e sistemit gjyqësor, për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe për të siguruar që legjislacioni në këto fusha të përputhet plotësisht me acquis të BE-së dhe standardet evropiane”, thuhet tutje,

Gjithashtu Këshilli ka theksuar se është e rëndësishme të forcohet administrata publike.

“Këshilli inkurajon Kosovën që të bëjë përparim shtesë për të promovuar në mënyrë efektive të drejtat themelore. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Këshilli vëren pozitivisht se Kosova krijoi një sekretariat qendror për luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe emëroi një koordinator kombëtar”, thuhet në konkluzione.

Kategoritë
LajmeVendi