Lufta në Ukrainë/ Kryebashkiaku i Kharkiv: Rindërtimi i qytetit do të kushtojë 9.5 miliardë dollarë

Rindërtimi i qytetit të Kharkiv në Ukrainë, i goditur nga sulmet ruse, do të kushtojë rreth 9.5 miliardë dollarë. Kështu deklaroi kryebashkiaku Ihor Terekhov, i cili shtoi se për shkak të sulmeve që vazhdojnë është e pamundur që të bëhet një vlerësim përfundimtar të të gjitha dëmeve.

“Sulmet vazhdojnë dhe është e pamundur të bëhet një vlerësim përfundimtar i të gjitha dëmeve të shkaktuara në Kharkiv nga agresorët rusë”, tha ai. Sipas tij, Ukraina nuk do të jetë në gjendje t’i gjejë vetë këto fonde dhe ka nevojë për mbështetjen e partnerëve perëndimorë, veçanërisht të SHBA-ve.

Kategoritë
BotaLajme