Lufta në Ukrainë/ Ministri rus i Mbrojtjes: Situata po shkon drejt një përshkallëzimi të pakontrolluar

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, u ka thënë homologëve perëndimorë se lufta në Ukrainë po shkon drejt një “përshkallëzimi të pakontrolluar” mes provave se Kremlini po mendon se si t’i përgjigjet një tjetër disfate të parashikuar në fushën e betejës rreth rajonit të Khersonit, shkruan The Guardian.

Me trupat ruse që po krijojnë mbrojtje për një ofensivë të re ukrainase në Luhansk në lindje të vendit, Moska duket se po përgatit terrenin për përshkallëzim të mëtejshëm, me pretendime se Kievi mund të jetë duke u bërë gati të inskenojë një sulm të rremë nga Rusia në vendin e tyre.

Zyrtarët rusë duke përfshirë Vladimir Putinin kanë lënë të kuptohet në mënyrë të përsëritur se Kremlini mund të jetë i përgatitur të përdorë një armë bërthamore si pjesë e planeve të tij të të dështuara deri tani për të dekurajuar Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë, të cilët kanë furnizuar Ukrainën me armë moderne, pajisje dhe trajnime.

Shoigu diskutoi “situatën e përkeqësuar me shpejtësi” në biseda telefonike me homologët e tij britanikë, francezë dhe turq dhe gjithashtu foli me telefon me sekretarin e mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, për herë të dytë në tre ditë. Pentagoni tha se Austin i tha Shoigut se ai “refuzoi çdo pretekst për përshkallëzimin rus”.

Kategoritë
BotaLajme