Lufta në Ukrainë rrit ndikimin e BE-së në rajon. Danimarka referendum për tu afruar me BE-në

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndikuar fort në politikat e sigurisë së Bashkimit Evropian dhe kryesisht të vendeve nordike që kanë edhe vijë kufitare me Rusinë.

Pas aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për në NATO, së fundmi është edhe Danimarka që kërkon të afrojë politikat e saj të sigurisë me ato evropiane, duke prishur një status quo prej disa dekadash.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Danezët që kanë pasur për një kohë të gjatë nivele të larta euroskepticizmi, i janë drejtuar këtë të mërkurë kutive të votimit në një referendum për të vendosur pro ose nëse do të anulojë zgjedhjen e saj ndaj politikës së përbashkët të mbrojtjes të BE-së pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas shumë politologëve, ky afrim do të sjellë kohezion më të fortë brenda Bashkimit Evropian. Drejtimi i danezëve kah kutive të votimit vjen pas aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë fqinje për anëtarësim në NATO, pasi lufta e Ukrainës po detyron vendet në Evropë të rimendojnë politikat e tyre të sigurisë.

Sondazhet njoftojnë se më shumë se 65% e 4.3 milionë votuesve të Danimarkës me të drejtë vote pritet të votojnë në favor të afrimit me BE-në.

Besoj me gjithë zemër se duhet të votojmë ‘po’. Në një kohë kur duhet të luftojmë për sigurinë në Evropë, duhet të jemi më të bashkuar me fqinjët tanë”, tha kryeministrja daneze.

Danimarka ka qenë anëtare e BE-së që nga viti 1973, por ajo vuri frenat për të transferuar më shumë pushtet në Bruksel në vitin 1992, kur 50.7 përqind e danezëve refuzuan Traktatin e Mastrihtit, traktatin themelues të BE-së.

Që atëherë, Danimarka ka mbetur jashtë monedhës së përbashkët evropiane, euros, të cilën e hodhi poshtë në një referendum të vitit 2000, si dhe politikave të përbashkëta të bllokut për drejtësinë, punët e brendshme dhe mbrojtjen.

Së fundmi, kompania më e madhe energjetike e Danimarkës njoftoi se Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz që nga e mërkura sepse danezët refuzuan të paguajnë në rubla.

Kategoritë
BotaLajme